INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luftë me shkopinj bejsbolli, pesë shqiptarë përfundojnë në pranga

Luftë me shkopinj bejsbolli, pesë shqiptarë përfundojnë në pranga

Publikuar më: 13:19 19-09-2018

Pesë të rinj shqiptarë janë përfshirë në një sherr me shkopinj bejsbolli. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, që lufta e shpërthyer për arsye të kota të merrte fund. Ngjarja u regjistrua në një zonë të Abruco në Itali.
Të rinjtë shqiptarë të armatosur me shkopinj bejsbolli, kriketi dhe një hanxhar u çarmatosën fillimisht nga karabinierët dhe më pas u bllokuan, me vështirësi, duke vënë në rrezik sigurinë e tyre. Ata treguan shenja të qarta të dehjes gjatë ndalimit. Më pas u dërguan në kazermë, ndërsa për dy prej tyre ishte e nevojshme të merrnin trajtim në urgjencë, për plagët e marra gjatë përleshjes. Pas kontrolleve rutinë dhe në konsultim me Autoritetin Gjyqësor, ata u kthyen në shtëpitë e tyre. Shqiptarët do të qëndrojnë në arrest shtëpie, në pritje të seancës gjyqësore të planifikuar për nesër më 20 shtator.

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934