INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta tregtare duket gjithnjë e më afër

Lufta tregtare duket gjithnjë e më afër

Publikuar më: 11:18 02-07-2018

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar që SHBA do vendosë tarifa mbi partnerët e saj ekonomikë sepse sipas tij tregtia me ta ka qenë mjaft e padrejtë përkundrejt SHBA. Trump ka propozuar që të vendoset një taksë prej 20% ndaj çdo makine europiane që importohet në SHBA. Ky veprim do rriste shumë çmimet e automobilëve të prodhuar në BE dhe do favorizonte prodhuesit amerikanë që do të ofronin çmime mjaft më të ulëta falë faktit që do të kishin taksa më të ulëta. Liderët e BE kanë kërcënuar që Europa do të kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë. Tarifat aktuale të SHBA janë 2.5%, kurse ato të BE per makinat amerikane janë 10%. Duket se Trump ka të drejtë që vendi i tij nuk ka qënë i  barabartë me aleatët e vet në tregti, por masat e tij duken disi ekstreme dhe n.q.s ai do vendosë tarifa, padyshim që të tjerët do të reagojnë. Nje luftë tregtare nuk i intereson askujt, por me hapat që po hidhen sot, duket se ajo po afrohet përherë e më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875