INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta për kokainën në Ballkan, vrasje në mes të restorantit në Vjenë, ekzekutohet bossi i mafies...

Lufta për kokainën në Ballkan, vrasje në mes të restorantit në Vjenë, ekzekutohet bossi i mafies...

Publikuar më: 18:04 22-12-2018

Një ekzekutim tipik mafioz ka tronditur Vjenën. Klanet mafioze ballkanike të kokainës e kanë kthyer një restorant në zemër të kryeqytetit austriak në “kasaphanë”.

Si pasojë e të shtënave me armë, ka mbetur i vrarë bosi i mafies malazeze Vladimir Roganovic, pjesë e “Kavacki Klan”, ndërsa një tjetër po lufton me vdekjen.

Bëhet me dije se tre ballkanas u takuan në qendër të Vjenës si “miq të mirë”. Ata hëngrën drekë në restorantin e njohur e të populluar nga turistët, “Zum figlmueller”.

Por në fund të drekës luksoze, teksa të tre po dilnin nga lokali, një prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë dy të tjerët që ishin me të.

Viktima është Vladimir Roganovic, pjesë e “Kavacki Klan”, nga Mali i Zi. Kurse i plagosuri në luftë me vdekjen është identifikuar si 22-vjeçari Stefan Vilotijevic nga Nikshiçi. Autori është ende i paidentifikuar.

Klani KAVACKI është një grup mafioz nga Kotori, që ka hyrë në luftë kriminale me grupe tjera mafioze malazeze. Ata, janë të njohur në trafikun e drogës e pastrimin e parave. Kjo që ka ndodhur në mes të Vjenës është në vazhdën e luftës së klaneve mafioze për larje hesapesh e pazare droge, që deri tani ka shkaktuar 30 viktima.

mafiozii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040609836578369