INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta ndaj pabarazisë. Ja ku renditet Shqipëria sipas ‘Oxfam’

Lufta ndaj pabarazisë. Ja ku renditet Shqipëria sipas ‘Oxfam’

Publikuar më: 13:42 09-10-2018

Shqipëria renditet e 105-ta në botë duke treguar performancë mjaft të dobët mbi kriterin e pagave në nivel global. Nga 104 qeveri të tjera, vendi jonë sipas prestigjozes ‘Oxfam’ ka bërë pak përpjekje për të ulur pabarazinë nëpërmjet rritjes së pagave. Ndërsa sa i përket shpenzimeve, Shqipëria është e 53-ta në botë, dhe në drejtim të taksimit, renditet e 75-ta. Sa i takon angazhimit të qeverisë në luftën ndaj pabarazisë, Shqipëria është në vendin e 66-të në botë ndër 157 ekonomi të botës. Ndryshimi në renditje duket se është rrjedhojë kryesisht e ndryshimit të metodologjisë. Indeksi përllogaritet mbi bazën e tre kritereve: shpenzimet për të luftuar pabarazinë, taksimin, si dhe pagat.
Në këto përfundime ka arritur ‘Oxfam’, por ajo që duket e habitshme në këtë raport është kapërcimi në krahasim me vitin e kaluar, me plot 83 pozicione. Në raportin e kaluar, Shqipëria renditej në vendin e 149-të në botë, duke u bërë një prej 10 vendeve me performancën më të dobët në botë në këtë drejtim.

Shqipwria_zbret_-_Copy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003774881362915