INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Lufta’ me emigrantët ilegalë, bllokohen në kufirin me Meksikën...

‘Lufta’ me emigrantët ilegalë, bllokohen në kufirin me Meksikën...

Publikuar më: 08:33 30-04-2018

Qindra emigrantë që udhëtojnë të gjithë së bashku në një karvan, janë ndaluar të hyjnë në SHBA.

Zyrtarët e kufirit amerikan thanë se janë rreth 150 vetë, shumica me fëmijë, të cilët kanë mbushur thuajse plot kufirin Meksikë-Amerikë.

Nuk u bë e ditur menjëherë nëse emigrantët nga Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori do të lejohen të kalojnë më vonë, apo do të kthehen mbrapsht.

Presidenti Donald Trump tha se karvani është një kërcënim për sigurinë e Amerikën raporton Ora News.

Ai u zotua se do të dërgojë ushtrinë amerikane për të siguruar kufirin jugor me Meksikën.

Shumë nga grupi thonë se ata po ikin nga persekutimi dhe dhuna në vendet e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0038971900939941