INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta e Sirisë: Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton armëpushimin 30-ditor [FOTO]

Lufta e Sirisë: Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton armëpushimin 30-ditor [FOTO]

Publikuar më: 11:13 25-02-2018

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë duke kërkuar një armëpushim 30-ditor në Siri për të lejuar dërgesat e ndihmës dhe evakuimet mjekësore.

Megjithatë, disa nga grupet më të mëdha rebele xhihadiste dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk mbulohen nga armëpushimi, duke ngritur pyetje rreth ndikimit të saj real.

Votimi ishte vonuar disa herë që nga e enjtja ndërsa anëtarët luftuan për të arritur një marrëveshje.

Rusia, një aleate e qeverisë së Sirisë, donte ndryshime, ndërsa diplomatët perëndimorë akuzuan Moskën për zvarritjen e kohës.

Rreth 500 persona thuhet se janë vrarë nga forcat qeveritare në Enklavë që nga e diela e kaluar, ndërsa rebelët në Damask kanë vrarë të paktën 16 civilë.

_100168928_412f60ad-4595-497d-9bee-126e99cf7d2f.jpg_100169425_mediaitem100169423.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040919780731201