INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lubonja: Ja Oligarkia shqiptare [VIDEO]

Lubonja: Ja Oligarkia shqiptare [VIDEO]

Publikuar më: 22:00 27-09-2017

Në një intervistë për emisionin Kolaudim në INTv, analisti Fatos Lubonja ka shpjeguar situatën oligarkike në Shqipëri dhe atë çka e lidh një biznesmen me oligarkun.
Sipas fjalës së tij qeveria Rama është pushteti i pakicës pasi përfaqëson interesat e biznesmenëve.

Fjala e plotë
" Koncepti biznesmen dhe oligarkik janë të ndryshëm dhe nuk e përjashtojnë njëri tjetrin. Oligark do të thotë pushtet i pakicës dhe biznesmen një njëri që merret me biznes. Në Shqipëri ka një grusht biznesmenësh të cilët kanë kapur shtetin, dhe përdorin për përfitimet e tyre, dhe prandaj janë oligarkë sepse është ky pushtet që kemi ne sot, pra është pushteti i pakicës, është oligarki. Pra kjo është përgjigja ime. Në thelbin e vet dhe ky ka qenë një proces që ka filluar në vitet '90 që po theksohet gjithnjë e më shumë me qeverinë Rama ku ka humbur kuptimi e partive politike që përfaqësojnë popullin që është demokracia.
Pra demokracia është pushteti i popullit dhe oligarki pushtet i pakicës për shkak se partitë tona politike nuk kanë përfaqësuar popullin por kanë përfaqësuar interesat e këtyre oligarkësh sa ata kanë kapur pushtetin, ka ardhur një situatë oligarkie dhe biznesmenët tanë janë oligarkë, shikoni në Rolling Hills, mund të gjeni një numër oligarkësh që do të thotë pra pushtet i pakicës, që ky është një problem i madh jo vetëm në Shqipëri që është ekstrem por dhe në botë.
Edhe në lëvizjen e Wall street jemi 99% këtë kuptim ka, protesta e popullit, jemi ne 99% ndërkohë që pushteti e ka 1%, të pasurit. Prandaj koncepti biznesmen nuk e përjashton konceptin oligark, problemi që kemi ne është se si partitë politike dhe shteti përfaqësojnë interesat e këtyre biznesmenëve por të përfaqësoj interesat e popullit, atëherë ndërtohet demokracia", shpjegon Lubonja.

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333