INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca surprizohet në orën 3 të mëngjesit, fansi e lë pa fjalë me surprizën që i lë tek... [FOTO]

Luana Vjollca surprizohet në orën 3 të mëngjesit, fansi e lë pa fjalë me surprizën që i lë tek... [FOTO]

Publikuar më: 12:57 30-08-2018

Luana Vjollca është mjakt aktive në profilin e saj, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme jo vetëm nga puna, por edhe nga jeta e përditshme.

Disa orë më parë ajo ndau me të gjithë rutinën e 24 orëve të fundit dhe në një tjetër postim publikoi surprizën që kishte marrë pas një dite të lodhshme kur sapo ishte kthyer në shtëpi.

"Zgjohem në 8 në mëngjes, mbaroj takimet, shkoj në Top Channel, punoj me orë mbi emisionin e ri. Nisem për Kosovë, punoj dhe regjistroj 3 këngë të reja në studio. Kjo është pak a shumë dita ime sot. E ndava me ju këtë sepse tani në 3 të mëngjesit mbërrij në shtëpi dhe gjej tek dera këtë"

-640-0-5b87c1b52fb98.png

Një prej fanseve të saj i kishte lënë Luanës një letër ku i shprehte dashurinë e admirimin e madh për të, si edhe një unazë me gur diamanti.

"Arsyeja pse nuk ndalem. Ju dua me zemër. Sonte me këtë lodhje kjo ishte gjithçka që kisha nevojë për të vazhduar",  ka shkruar Luana.

-640-0-5b87c1b5c40c1.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824