INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca po na e vërteton më së miri shprehjen ''punë, punë, natë e ditë që të shohim pakëz dritë''…[FOTO]

Luana Vjollca po na e vërteton më së miri shprehjen ''punë, punë, natë e ditë që të shohim pakëz dritë''…[FOTO]

Publikuar më: 12:32 22-10-2019

Ndoshta kuptimi i thellë i kësaj shprehje të Naim Frashërit ishte “të punojmë, që ta bëjmë natën ditë”, por Luana Vjollcën e shohim në punë si ditën ashtu edhe natën. Ky sezon televiziv ka nisur shumë mirë për moderatoren dhe këtë e tregojnë më së miri shifrat. “Shiko Kush Luan”, për disa javë rresht është bërë “trending numër 1” në disa vende si Shqipëri, Gjermani, Turqi, Arabi, Maqedoninë e Veriut.

Mirëpo emisioni nuk është i vetmi angazhim i Luanës. Krahas shfaqjes në ekran si drejtuese e formatit që mban autorësinë e vetë saj, ajo kujdeset t’i dhurojë dhe projekte muzikore fansave të shumtë të saj të cilët në Instagram tashmë janë mbi 1.6 milionë.

Në këtë rrjet social ajo na mban të përditësuar me të rejat e fundit nga ana e saj profesionale dhe dita e djeshme ishte shumë e ngarkuar, fillimisht mbledhje me stafin e emisionit dhe më pas është nisur për Prishtinë për të regjistruar një tjetër këngë.

Në postimin e saj në INSTAGRAM ajo ka shkruar:

“E lodhur. A duhet me qenë kaq shumë workaholic?”

Përgjigjet ishin më shumë për “PO” dhe me siguri Luana do e marrë si këshillë këtë pasi të punuarit kaq shumë e ka bërë shumë të suksesshme.

mbldh.png

Article Logic
Execution time: 0.0028078556060791