INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca nuk e mbyll me kaq me mediat serbe, VEPRIMI i fundit patriotik në “Instagram” i dedikohet pikërisht atyre[VIDEO]

Luana Vjollca nuk e mbyll me kaq me mediat serbe, VEPRIMI i fundit patriotik në “Instagram” i dedikohet pikërisht atyre[VIDEO]

Publikuar më: 21:35 19-03-2019

Luana Vjollca në ditën e stome, nëpërmjet “Instagram-it” shpërndau me fansat e saj një artikull nga mediat serbe, të cilat duke parë veprimtarin e moderatores dhe këngëtares në rrjete sociale, e akuzuan atë se ajo i urren serbët.

Ata bazoheshin tek fotot e Luanës dhe përdorjen e simbolikave të ndryshme patriotike dhe nacioanle, të cilat sipas tyre ishin të patolerueshme dhe personifikonin urrejtjen e saj ndaj popullit serb.

Moderatorja ka përdorur sërish të njëjtën platformë për të dërguar një mesazh kundrejt tyre.

Në videon e fundit të shpërndarë shihet Luana e cila ka hedhur mbi supe një flamur shqiptar dhe në kokë një qeleshi me shqiponjën, ndërkohë që në sfondin e skenës është flamuri i Kosovës.

'I pershendesim me kete video meqe na ndiqkan dhe ne Instagram Shqipëri Etnike Krenare që jam shqiptare', - ka shkruar Luana.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165