INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca në dilemë?! Ja çfarë projektesh i janë propozuar moderatores

Luana Vjollca në dilemë?! Ja çfarë projektesh i janë propozuar moderatores

Publikuar më: 18:06 06-06-2018

Luana është një ndër moderatoret më seksi në vend. Ajo numëron një numër të madh ndjekësish dhe fansash në rrjetet e saj sociale, ku dhe është shumë aktive.

Ndërkohë që po shijon këtë periudhë relaksuese, Luanës i janë propozuar dy projekte gjigande. Një burim pranë “Iconstyle.al”, ka zbuluar se Luanës i është propozuar të drejtojë programin më të ri që pritet të startojë në “Top Channel”, “Big Brother VIP”, i cili vjen për herë të parë.

Sipas burimit për “Iconstyle.al” Luana ende nuk e ka vendosur nëse do ta pranojë këtë propozim, pasi nga ana tjetër është në mëdyshje për të bërë sezonin e dytë të emisionit shumë të suksesshëm “Shiko Kush Luan”.

Pavarësisht se ende nuk e ka vendosur nëse do të moderojë emisionin më të ri “Big Brother VIP”, apo do të bëjë sezonin e dytë të emisionit “Shiko Kush Luan”, një gjë është e sigurt për Luana Vjollcën, që edhe këtë sezon do ta shohim sërish në ekranin e “Top Channel”.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549