INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca na zbulon DETAJE që nuk dinim: 'Nga dasma private te familja shumë e madhe!' [VIDEO]

Luana Vjollca na zbulon DETAJE që nuk dinim: 'Nga dasma private te familja shumë e madhe!' [VIDEO]

Publikuar më: 20:40 27-09-2020

Pas suksesit të premierës së “Shiko Kush LUAN 4”, Luana Vjollca duket se ka rezervuar të tjera surpriza për ndjekësit e saj.

Këtë herë Luana vjen ndryshe, jo në rolin e moderatores por ka menduar që kanalin e saj të YouTube ta sjellë në një version tjetër.

Tashmë çdo ditë ora 19:00 do mund të shihni episodet e vlogut më të ri nga Luana, “After Party”. Moderatorja ka menduar për të gjithë fansat e saj dhe të të ftuarve të saj.

“After Party” na mundëson të shohim personazhet tanë të preferuar në një intervistë ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim më parë.

Intervistën e parë për “After Party” e dha Luana; e cila na zbuloi shumë detaje që nuk dinim nga jeta e saj private dhe se çfarë pëlqen më shumë ajo!

Ne mund t’ju zbulojmë para se të shihni videon më poshtë se Luana zgjodhi një familje të madhe në vend të asaj të vogël si dhe një dasëm private e jo tradicionale!

Por a është në një lidhje apo është “single”?

Përgjigjet mbi këto pyetje pikante ua zbulon ajo vetë në vlogun e saj më të ri “After Party”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002