E ka thënë vazhdimisht se e do Kosovën por ka filluar ta tregojë edhe me vepra duke investuar në pasuri të palujtshme.
Luana Vjollca është bërë me shtëpi të re në lagjen e re që është në ndërtim e sipër në Makresh të Epërm të qytezës së Artanës.
Lajmi është bërë i ditur nga vet Luana, e cila këto ditë po qëndron në Kosovë për këtë arsye mjaft të fortë.
E veçanta e kësaj lagjeje është se Luana do të jetë fqinje me emra të mëdhenj të muzikës dhe televizionit shqiptar, të cilët kanë blerë së fundmi vila në lagjen e njëjtë.











13 Dec 2025 





