INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqi nuk reshtin së ngacmuari njëri-tjetrin/ Ja si i përgjigjet pyetjes së drejtpërdrejtë të moderatores, komediani i njohur

Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqi nuk reshtin së ngacmuari njëri-tjetrin/ Ja si i përgjigjet pyetjes së drejtpërdrejtë të moderatores, komediani i njohur

Publikuar më: 18:19 18-03-2019

Luana Vjollca duket se ka një impresion mjaft të madh nga pushimet në Maldive, ku edhe është shprehur se ‘nuk i ndahet shpirti nga ai vend’.

Moderatorja vazhdon të postojë foto nga ishulli ekzotik, pasi edhe ndjekësit e saj gjithmonë e më shumë i kërkojnë ato.

Në videon e fundit të shpërndarë në “Instagram-in” e saj, ku shfaqej duke ecur me një fustan të zi buzë detit ajo shkruante: “Ja ku e keni duke qenë se ju ka pëlqyer kaq shumë(fotoja paraardhëse).”

Ndërkohë, Ermal Mamaqi është personazhi, i cili nuk ka ndërmend ta lërë rehat Luanën dhe fotot nga pushimet. 

“Dita e fundit”- shkruante Luana para largimit nga ishulli ekzotik dhe moderatori menjëherë kishte gati sarkazmën e tij: “Shyqyr se plasëm...”.

WhatsApp_Image_2019-03-02_at_17.32.17_1.jpeg

Tashmë ai është rikthyer sërish tek komentet e moderatores, kësaj radhe për t’ju përgjigjur një pyetje të drejtpërdrejtë:

“Si ishte e diela juaj” – pyeste Luana në përshkrimin e fotos dhe komenti i Ermali-t:

“'Mirë ç’ka edhe ne mbahemi. Rrofsh që pyete. Si ishte rrjeta?’”

Ngacmimit të Ermal Mamaqit, moderatorja i’a ka kthyer gjithashtu me një pyetje:

‘Të ka marrë malli me u gric me mua?’. Duket e midis dy moderatorëve ka një miqësi të veçantë dhe nuk mund të mohohet fakti që ky shkëmbim i komenteve na bëri goxha për të qeshur.

 

WhatsApp_Image_2019-03-18_at_16.42.50.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549