INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana lëndon këmbën gjatë xhirimeve

Luana lëndon këmbën gjatë xhirimeve

Publikuar më: 13:47 07-04-2016
Moderatorja e emisionit  “ E Diell”, në Top Channel, e ka patur këtë një periudhë të ngjeshur me punë.
Pas disa inserteve interesante me personazhe të njohur për publikun, si  Loriku apo Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, duket se bukuroshen e ka parë syri i keq pasi pas shumë kohë pune dhe provash në “ E Diell” , ka lënduar këmbën. Dhimbjen nuk ka dashur ta mbajë vetëm për vete, por  ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Qëndrimi i gjatë në këpucë me taka të larta, e ka detyruar edhe Luanën “të dorëzohet”.
 
 
Urojmë që deri të dielën, këmba t’i jetë shëruar plotësisht sepse një e dielë e gjatë e pret përpara. Apo, për herë të parë do të shohim një Luana sportive, me atlete në ekran?
 
 
Article Logic
Execution time: 0.003715991973877