INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI sulmon Ramën: Vandal je ti që lëshon mallkime për kuksianët

LSI sulmon Ramën: Vandal je ti që lëshon mallkime për kuksianët

Publikuar më: 14:52 01-04-2018

Lëvizja Socialiste për Integrim reagon pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i kondsideroi si vandalë protestuesit në “Rrugën e Kombit”. Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama dhe kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili kanë drejtuar gishtin e akuzës ndaj Ramës. “Ata janë qytetarë të vendit ku je Kryeministër; janë me njëmijë halle që qeverisja jote jua ka bërë edhe mē të rënda e të padurueshme! Ndaj duhet t’ju kërkosh falje për etiketimet fyese që ke përdorur ndaj tyre!” shkruan Luan Rama. Ndërsa Vasili deklaron se vandal është kryeministri e jo qytetarët. “Sot ditën e pashkës ky kryeministër,që urren zotin blasfemoi sot dhe në vend të urimeve lëshoi mallkime për Kukësin dhe Kuksianët”-shkruan në facebook ai.
“Kryeministri përpiqet të gjejë frymemarjen e humbur tek narkotrafikantët,që me avione filluan sërish drogen dhe quan popullin vandal.Dhe kush e bën këtë? Kryeministri vandal që shkatërroi ekononominë,që i varfëroi deri në mjerim shqiptarët,ai që bëri që edhe fëmijët nga 7-17 vjeç të marrin arratinë nga ky vend,ky që i hapi jo gropa por humnera financiare me koncesionet”-thotë Vasili ndërsa shton se kryeministri po persekuton Kukësin kandidat për çmimin Nobel për kryevepren e mikpritjes historike që u bëri në vitin 1999.
“Kukesi simbol boteror i të mirës është sot përballë kryeministrit simbol të së keqes. Përjetësisht vetëm e mira ka fituar, këtë mësim na jep dhe feja ky kryeministër i pa fe blasfemoi edhe sot ditën e pashkës”-deklaron deputeti I LSI.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275