INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Louis Tomlinson humbet mamanë pas betejës me sëmundjen e rëndë, Cheryl e ngushëllon

Louis Tomlinson humbet mamanë pas betejës me sëmundjen e rëndë, Cheryl e ngushëllon

Publikuar më: 17:40 09-12-2016

Ish ylli i One Direction ka humbur mamanë e tij Johannah Deakin në moshën 43 vjeçare.

Ajo ka ndërruar jetë si pasojë e leuçemisë. Deakin u diagnostikua më parë gjatë këtij viti me një formë shumë agresive të leuçemisë e cila kërkonte trajtim mjekësor të menjëhershëm dhe të vazhdueshëm, por në fund nuk ia ka dalë mbanë t’i mbijetojë asaj. Një deklaratë e familjes konfirmoi se meso-gruaja ndërroi jetë oret e para të ditës së mërkurë. Përveç Louis Tomlinson ajo lë pas edhe 6 fëmijë të tjerë, 18 vjeçaren Lottie, 16 vjeçaren Felicity, 12 vjeçaret binjake Daisy dhe Phoebe dhe 2 vjeçarët binjakë Ernest dhe Doris. Johannah ishte gjithashtu gjyshe e djalit 10 muajsh të Louis, Freddie.

I menjëhershëm ka qenë ngushëllimi i Cheryl, të dashurës së Liam Payne dhe mamasë së ardhshmetë fëmijës së tij, e cila i tha Louis se “zemra ime thyhet për ty”.

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648