INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli i One Direction bëhet prind

Ylli i One Direction bëhet prind

Publikuar më: 13:21 22-01-2016

Pas zërave të panumërt për ndarje të grupit duket se skandalet thjesht nuk duan të ndahen nga One Direction.

Fansat e grupit britanik janë tërbuar në Twitter duke pretenduar se një nga djemtë është bërë prind. Adhuruesit e grupit më të famshëm pop të momentit kanë pushtuar rrjetin social nëpërmjet komenteve sipas të cilëve ish e dashura e Tomlinson, Briana Jungwirth i ka dhënë jetë një djali. Kjo u shoqërua nga qindra postime të fansave të emocionuar, të cilët pretendonin gjithashtu se gjyshja e djalit të sapolindur, mamaja e Brianas, ka konfirmuar lajmin. Përfaqësues të yllit 24 vjeçar kanë refuzuar të komentojnë kur u kontaktuan nga Daily Mail. Rasti tipik i heshtjes që simbolizon pohimin? 

Article Logic
Execution time: 0.0035631656646729