INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lotaria Amerikane/ Pas recetës si mund të bëjmë një aplikim të suksesshëm, Ambasada Amerikane jep të tjera detaje…

Lotaria Amerikane/ Pas recetës si mund të bëjmë një aplikim të suksesshëm, Ambasada Amerikane jep të tjera detaje…

Publikuar më: 11:51 10-11-2017

Pasi postoi “recetën” se si mund të bëni një aplikim të suksesshëm për Lotarinë Amerikane, Ambasada e SHBA në vendin tonë, jep të tjera detaje për  të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë apo që kanë aplikuar për lotarinë DV-2019 së fundmi.

Në përgjigje të pyetjes së të interesuarve se kur mund te merren përgjigjet per ata që kanë bërë aplikimin, ambasada në faqen e saj ne FB, jep këtë përgjigje:

Kontrolli i Statusit të tё Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2019, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi.

Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në https://www.dvlottery.state.gov

Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes.

Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434