Një lajm i dhimbshëm ka mbërritur sot për fituesin e “Big Brother VIP Albania”, Gjesti. Pasditen e kësaj të premteje, pranë fshatit Qungur, ndodhi një aksident i rëndë rrugor, ku për fat të keq humbi jetën vëllai i tij, Eldion Kelmendi. Ngjarja tragjike ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe të gjithë ndjekësit e Gjestit, të cilët e kanë përjetuar me shumë dhimbje këtë humbje të papritur.
Gjesti, i cili vetëm pak muaj më parë përjetoi momentin më të lumtur të karrierës së tij duke u shpallur fitues i spektaklit më të ndjekur në vend, këtë herë është përballur me dhimbjen më të madhe të jetës. Në rrjetet sociale, jane ndare momentet kur Gjesti shkon tek vendi ku i vellai nderroi jetë.
“O vëllai jem bre…”, fjalë që shprehin pikëllimin e tij të thellë dhe humbjen e pazëvendësueshme.
Lajmi është përhapur me shpejtësi në media dhe rrjete sociale, duke sjellë një valë reagimesh ngushëllimi nga figura publike, kolegë dhe fansa të shumtë. Dhjetëra mesazhe mbështetjeje janë drejtuar ndaj Gjestit dhe familjes Kelmendi, të cilët po kalojnë një periudhë jashtëzakonisht të vështirë.
Rrethanat e plota të aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme të ngjarjes.