INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lot dhe përqafime kryeministrit Rama. ‘Kjo është dita më e lumtur e jetës time pas lindjes së vajzave’

Lot dhe përqafime kryeministrit Rama. ‘Kjo është dita më e lumtur e jetës time pas lindjes së vajzave’

Publikuar më: 12:36 18-07-2018

Nuk ndodh shpesh por një grua i ka kërkuar një përqafim kryeministrit Edi Rama pas zgjidhjes së problemit të saj me pronën vetëm pas denoncimit në portal.

Një situatë e pazakontë e që kryeministri Rama u dorëzua përballë kërkesës së zonjës.

"Kam tetë vite që përpiqem me mish dhe shpirt, me luftë, jam nënë 63 vjeçe, ato dy vajza të vogla 10 vjeçare i kam lindur në moshën 53 vjeçe.

Rrija ditë e natë në hipotekë, përgjigje nuk më jepnin. O zot ku me shku.

Me atë pronë unë mund të shes, ta lëshoj me qira që të rrisë fëmijët e mi, ti shkolloj ti bëjë të denjë për këtë vend, ti bëj të denjë për ju Edi Rama, që na dhatë mundësin.
T'iu përqafoj të lutem.

Vajzat e mija donin të vinin por nuk mundën dhe më thanë bëjë një foto me Edi Ramën.

Më keni bërë gruan më të lumtur në botë,

kjo është dita e dytë më e lumtur, njëherë kur linda fëmijët dhe njëherë kjo" u shpreh zonja.

Në përfundim të takimit kryeministri Rama tha se situata të tilla mund të duken komike por në fakt është realiteti i hidhur që po kalojnë qytetarët.

"Situatë tragjikomike sa detyrohen të thonë se 2 ditët e mija më të lumtura janë kur linda vajzat dhe kur mora hipotekën" u shpreh Rama.

Për kryeministrin nuk është drejtësi vetëm të zgjidhet problemi por shkaktarët të vihen përballë drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945