INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lori Hoxha zbulon çfarë i tha e ëma pas intervistës së parë në media për INterview [FOTO]

Lori Hoxha zbulon çfarë i tha e ëma pas intervistës së parë në media për INterview [FOTO]

Publikuar më: 19:34 02-02-2017

Lori Hoxha ka folur në intervistën e saj të parë televizive, ku trashëgimtarja simpatike zgjodhi gazetarin Kelvi Kadilli për të bërë një rrëfim ekskluziv, në të cilin zbuloi shumë gjëra që nuk i dinim më parë, dhe sigurisht që nuk mund të mos bënin një xhiro me makinë.

Përveç makinës së ëndrrave, këngëtarit të preferuar dhe shumë detajeve rreth stilit të veshjes, Lori zbuloi edhe emrin e saj. Ajo tregoi për INterview se prindërit e kishin pagëzuar që në lindje me emrin Lorela, por që asaj kurrë nuk i thërrsin Lorela dhe ajo konfirmoi se edhe nëse do ta thërrisnin nuk do të përgjigjej.

Sipas Lorit e vetmja që e thërriste Lorela ishte e ëma, Vjollca Hoxha dhe këtë e bënte sa herë që ishte e nevrikosur ose e mërzitur me të.

Pas intervistës Lori ka publikuar bisedën që ajo ka bërë me të ku ndër të tjera ajo i shkruan ‘Lorela’ dhe Lori ia kthen me të qeshur.

“Mami paska parë intervistën” shkruan Lori.

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705