Besi dhe Xhensila janë epiqendra e mbrëmjes së sotme por nuk mund të jenë larg vëmendjes edhe VIP-at që marrin pjesë në ceremoninë martesore. E sigurisht kur bëhet fjalë për veshjen, interesi për të parë se çfarë ka veshur Lori Hoxha është i madh te ndjekësit e saj.
Blogerja e njohur është e pranishme në dasmën e Besit dhe Xhensilës dhe më në fund ka postuar një foto nga ceremonia dhe nëse do e përshkruanim me një fjalë, e duhura do të ishte “mahnitëse”. Lori është veshur me një fustan ngjyrë nude, transparent nga këmbët dhe krahët, me dekolte të hapur dhe e ka kombinuar në mënyrë perfekte me takat e çantën të cilën mban në dorë. Me flokët e kapura, dhe me një buzëqeshje që pasqyron mirësi, Lori ka shkëlqyer këtë mbrëmje.