INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lori Hoxha digjet nga dielli duke uruar mamin

Lori Hoxha digjet nga dielli duke uruar mamin

Publikuar më: 13:38 23-03-2016

Vajza e madhe e familjes Hoxha ka marrë pak kohë nga pushimet e saj ekzotike për t’ia dedikuar mamasë, e cila sot ka ditëlindjen.

Si Lori ashtu edhe Sara kanë shfrytëzuar profilet në Instagram për të uruar mamanë e tyre, por ndërkohë që partnerja e Ledionit postoi një imazh me “I got it from my mama”, postimi i motrës së madhe dukej pak më i ndjerë. Bukuroshja ka publikuar një video në të cilën shfaqet në breg të detit duke “shkruar” urimin për zonjën Vjollca Hoxha në rërë, ndërkohë që dukej se dielli i kishte djegur kurrizin. Një detaj që nuk i shpëtoi Sarës, e cila u rreshtua në radhën e komentuesve për t’i sugjeruar motrës së saj pak më shumë krem plazhi.

Ky ama nuk ishte postimi i parë për sot i Lorit në Instagram, por ndërsa ky i është dedikuar mamasë, fotoja e mëngjesit e gjeti atë në një foto të nxehtë mbi biçikletë, ku bien në sy të pasmet, megjithëse të paekspozuara në mënyrë të ekzagjeruar, verbojnë foton.

Article Logic
Execution time: 0.0036468505859375