INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LOREDANA publikon albumin me të pathënat e jetës së saj, por cila është kënga me MOZZIK?

LOREDANA publikon albumin me të pathënat e jetës së saj, por cila është kënga me MOZZIK?

Publikuar më: 20:35 11-12-2020

Loredana paralajmëroi që në muajin shtator se në fund të vitit do të vinte më një album të ri, “Medusa”.

Në fillim të javës reperja ka postuar në Instagram një foto përkrah reperit gjerman Ufo361 dhe ka zbuluar se mbrëmjen e së enjtes, pa shënuar ora 00:00, do të publikojë një këngë me të dhe albumin e plotë.

Fansat e Loredanës e kanë pritur prej kohësh këtë lajm dhe më në fund dëshira e tyre u plotësua. Albumi i saj është tashmë në të tgjitha platformat online dhe pritet të bëjë bujë.

abba-287x480.jpg

 

Ai përmban 11 këngë, nga të cilat 4 me videoklipe dhe intron. Këngët janë të gjitha gjermanisht dhe titullohen: King Lori, Checka, Easy, Rockstar, Naher zu mir, Kein hunger, gangster, uh uh, Alles egal, Geht schon dhe Tut mir nicht.

Loredana u shpreh disa javë më parë se nëpërmjet këtij albumi “Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë.”- duke sqaruar se ky nuk është thjesht tekst kënge, por jeta e saj gjatë 18 muajve të fundit.

Gjatë këtyre muajve është përfolur shumë për një ribashkim të saj dhe Mozzik, por media të ndryshme raportuan se ata po punojnë për një këngë së bashkë, mirëpo e vërteta rezultoi ndryshe.

Në albumin e fundit të Loredanës nuk ka asnjë bashkëpunim me Mozzik, kështu që duhet të mjaftohemi me dokumentarin që publikoi reperja, pjesë e së cilit ishte dhe Mozzik.

mds.png

Article Logic
Execution time: 0.0036201477050781