INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Loredana flet për Mozzik pas ndarjes: 'Ai nuk më ka ndihmuar në karrierë, do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime ... [FOTO]

Loredana flet për Mozzik pas ndarjes: 'Ai nuk më ka ndihmuar në karrierë, do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime ... [FOTO]

Publikuar më: 22:33 11-11-2019

Loredana dhe Mozzik i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre prej disa muajsh, por ata vazhdojnë të ruajnë kontaktet së bashku. Përmes rrjeteve sociale ata kanë treguar se kanë komunikim me njëri-tjetrin, për hir edhe të vajzës së tyre, Hanës. Së fundmi “Gazeta Blic” ka zbardhur një intervistë që Loredana ka dhënë për radion zvicerane “SRF Virus”. Ajo ka treguar se e ka të vështirë ta rrisë vajzën të vetme, por deri më tani ja ka dalë mbanë më së miri. Ndër të tjera reperja ka thënë se prania e Mozzik nuk përbën ndonjë ndryshim për jetën profesionale, pasi ai nuk ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i saj.

“Ai nuk është se bën ndryshim në jetën time, ne shumë rrallë bënim gjëra së bashku turneu ishte ai që na bashkonte. Njerëzit që më kanë ndihmuar ende bashkëpunojnë me mua ata që e bëjnë punën e vërtetë. I dashuri im ishte atje me mua vetëm se ne ishim bashkë. Ai nuk punoi me të vërtetë në biznes, ai ishte vetëm atje, ai është babai i vajzës sime, dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë asnjëherë, është burri im ose ishte kjo nuk ka rëndësi ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime“, është shprehur reperja.

Megjithatë ajo ka thënë se në fillimet e saj ishte Mozzik ai që i dëgjonte tekstet dhe muzikën e saj, e që e ka motivuar. Ajo ka shtuar se me Mozzik kanë mbetur miq të mirë dhe se kuptohen shumë mirë bashkë. Loredana ka treguar se ajo ka kontakte jo vetëm me ish-partnerin, por edhe me familjarët e tij, që i trajtojnë me shumë respekt. Ajo ka thënë se në fund të fundit Mozzik mbetet babai i Hanës dhe se ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës së saj. Kujtojmë se Loredana pranoi ndarjen nga Mozzik gjatë muajit tetor dhe deklaroi se do e rriste vajzën si nënë beqare.

640.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201