INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Loredana Brati i jep një shans të dytë Jozit, përjashton nga jeta Gjestin! Ja i preferuari i saj

Loredana Brati i jep një shans të dytë Jozit, përjashton nga jeta Gjestin! Ja i preferuari i saj

Publikuar më: 10:23 19-07-2026

Loredana Brati ka nxjerrë disa nga “sekretet” e saj lidhur me qëndrimet që ka ndaj disa personave të showbiz-it shqiptar.

E ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”, në Tv Klan, modelja u shpreh se më të preferuarin ka këngëtarin Don Xhonin. Një shans të dytë ajo ia dha Joz Markut, por përjashtoi plotësisht nga jeta e saj këngëtarin Gjestin, si pasojë e thashethemeve.

Marina Vjollca: Ti do të më vendosësh njërin që është titullar në fushë, pra që është më i miri. Tjetrin që e lë në stol, pra që ty të ka zhgënjyer, por që ti i jep një mundësi të dytë, dhe atë që ti e çon në tribunë, që ti e ke përjashtuar nga jeta jote. Në fushë, më i miri për ty?

Loredana Brati: Meqë e ka nxjerrë albumin tani dhe e kam shumë xhan, Don Xhonin.

Marina Vjollca: Atë që ti i jep një shans të dytë?

Loredana Brati: Unë me të gjithë i kam marrëdhëniet e mira. Hajde, Jozin.

Marina Vjollca: Një tjetër, që ti e ke përjashtuar nga jeta?

Loredana Brati: Për t’i dhënë fund këtyre thashethemeve që janë ngritur kohët e fundit, Gjestin.