INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojërat e “pista” të Damianos s’kanë fund, përfshihet në një tjetër shkelje rregulli edhe pse jashtë shtëpisë së “BB9”

Lojërat e “pista” të Damianos s’kanë fund, përfshihet në një tjetër shkelje rregulli edhe pse jashtë shtëpisë së “BB9”

Publikuar më: 18:36 24-05-2017

Ishte një nga lojtarët më aktivë brenda shtëpisë së Big Brother, por po aq aktiv po tregohet edhe jashtë saj!

Damiano jo vetëm zbulon skandale, por edhe shkakton të tilla. Ai u përjashtua për shkelje të rregullave, pasi një vajzë u paraqit në studiot e ‘BB’ duke thënë se ishte e dashura e ish-banorit ndërkohë që rregulli ishte që banorët të mos ishin në një lidhje kur të nisnin lojën. Damiano u skualifikua, por ka zbuluar dje se disa nga banorët aktual gjithashtu kanë thyer rregullat pasi një foto e Olsit, Fiorentinës, Denisit dhe Musait tregonte se ata njiheshin nga jashtë.

Sot, Damiano është përfshirë në një tjetër thyerje regulli, për sa kohë mund të quhet i tillë, lidhur me një banor tjetër, Elsamendin. Një foto e këtij të fundit publikuar kohë më parë shfaq atë bashkë me Damianon ndërkohë që ai i uronte Damianos sukses.

Ata nuk janë takuar asnjëherë bashkë brenda në shtëpi, pasi ditën që hyri Elsamedi, Damiano u skualifikuar. A mund të quhet kjo një shkelje?

Article Logic
Execution time: 0.0024590492248535