INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lirohen 4500 m2 plazh në Lezhë e Velipojë, më shumë hapësirë për pushuesit [VIDEO]

Lirohen 4500 m2 plazh në Lezhë e Velipojë, më shumë hapësirë për pushuesit [VIDEO]

Publikuar më: 10:16 06-08-2019

Këtë herë opearcioni për lirimin e plazheve është ndalur në Velipojë.

Policia u ka kthyer pushuesve rreth 4500 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundraligjshme nga 6 subjekte.

Nga këto 3500 m2 në Shëngjin dhe 1000m2 në Velipojë.

Gjatë operacionit “Plazh i lirë” u sekuestruan rreth 450 shezlongë dhe 250 çadra.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 6 persona, nga të cilët 4 në Shëngjin dhe 2 në Velipojë.

Operacioni për lirimin e plazheve vijon në të gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në më mënyrë të paligjshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439