INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lirimi i Lul Berishës, Prokuroria e Durrësit nis hetimin

Lirimi i Lul Berishës, Prokuroria e Durrësit nis hetimin

Publikuar më: 19:36 15-12-2016

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin kryesisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pas dyshimeve se zyrtarë të caktuar mund të kenë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, me qëllim krijimin e kushteve për pranimin e kërkesës për lirim para kohe me kusht të Lulzim Berishës.

Gjykata e Apelit të Durrësit në vendimin e 5 dhjetorit të këtij viti ka pranuar kërkesën e Berishës për lirim me kusht, për pjesën e mbetur të dënimit, prej 6 vjet, dy muaj e 22 ditë burgim.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se Lulzim Berisha ka përfituar nga një seri e gjatë vendimesh gjykate për ulje dënimi, si edhe ka përfituar nga ligji i vitit 2012 “Për Amnistinë”. Por nga lajmet në media, thotë më tej prokuroria, rezulton që në vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, shkruhet se “Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për tu punësuar në ndonjë subjekt privat”.

Në kuadër të këtij procedimi, Prokuroria Durrës po shqyrton ligjshmërinë e vendimeve të dhëna në kohë të ndryshme për të dënuarin Lulzim Berisha nga gjyqtarë të Gjykatës së Durrësit, për përfitim të uljes së dënimit, përfitimit të amnistisë, si dhe ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit nga Burgu i sigurisë së lartë, në atë të zakonshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541