INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Lingo Lingo”/ Histori e vërtetë? Njihuni me ‘Ovan’ që luan rolin kryesor te filmi turk që i përloti të gjithë! [FOTO]

“Lingo Lingo”/ Histori e vërtetë? Njihuni me ‘Ovan’ që luan rolin kryesor te filmi turk që i përloti të gjithë! [FOTO]

Publikuar më: 14:04 05-04-2020

Filmi turk “7 Kogustaki Mucize” që në shqip do të thotë ‘Mrekullia në qelinë numër 7’, po komentohet shumë nga publiku shqiptar, pasi që reagimet e tyre po i bëjnë publike në rrjetet sociale. Tema e këtij filmi ka të bëjë me dashurinë e një vajze dhe babait me aftësi të kufizuara mendore.

Vajza e vogël e cila në mëyrë profesionale luan rolin e “Ovës” është Nisa Sofiya Aksongur. “Ova” një vajzë e vogël e dëshpëruar për të rikthyer në shtëpi përsëri babanë e saj të akùzuar rréjshëm për një vràsje, i cili gjithashtu është me aftësi të kùfizuara mendore.

qde.jpg

 


Nisa me këtë rol ka rrémbyer vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm shikuesve të serialit por, edhe të regjisorëve turk të cilët po e vlerësojnë si njëren prej aktoreve më të talentuar të moshës së saj. Por, kush është vogëlushja në jetën reale?

Nisa ka lindur në vitin 2011 në Stamboll ku edhe jeton me familjen e saj. Ajo përvojën esaj të parë të aktrimit e ka pasur në personazhin e “Hanzades”, i luajtur në serialin “Kösem” në vitin 2015.

Për çfarë flet filmi turk i Netflix, “Yedinci Kogustaki Mucize ...
Në të njëjtin vit, ajo u angazhua edhe në serialin “Adını Sen Koy” ku vogëlushja i dha jetë personazhit të “Asya”. Përveç këtyre roleve aktorja 9-vjeçare gjithashtu është pjesë e disa reklamave televizve në Turqi.

eee.jpg

 

Kur jemi te “Yedinci Kogustaki Mucize” theksojmë se ky film nuk është i bazuar në një ngjarje të vërtetë. Për herë të u publikua në tetor të vitit 2019 në Netflix, ndërsa ende po vazhdon të ketë audiencë dhe shikueshmëri të madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945