INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lindjet e parakohshme. 80% e foshnjave trajtohen me antibiotikë

Lindjet e parakohshme. 80% e foshnjave trajtohen me antibiotikë

Publikuar më: 15:52 28-05-2018

Mjekët trajtojnë me antibiotikë shumicën e foshnjave të lindur parakohe pa qenë të sigurt nëse të sapolindurit kanë infeksione që luftohen me medikamente, thotë një studim i ri. Foshnjat e parakohshme kërcënohen nga infeksionet dhe komplikacionet vdekjeprurëse, të cilat mund mund të parandalohen vetëm me trajtim me antibiotik. Por përdorimi i hershëm dhe afatgjatë i medikamenteve pas lindjes së një bebeje të parakohshme është i lidhur me zhvillimin e rezistencës antibiotike, infeksioneve të tjera dhe madje edhe rritjes së rrezikut të vdekjes. Një studim i ri nga Spitali i Fëmijëve i Filadelfias zbuloi se më shumë se tre të katërtat e foshnjave që lindin parakohe janë trajtuar me antibiotikë. Një në 10 foshnje në botë lind herët dhe me një peshë lindjeje nën nivelin normal. Kjo ngre rreziqet e problemeve të frymëmarrjes dhe të zemrës, aftësitë e kufizuara më vonë dhe vdekjen e hershme. Këta të sapolindur hyjnë në botë me një sistem të imunizuar të pazhvilluar, kështu që ata janë më të prekshëm ndaj infeksioneve dhe të pajisur dobët për t'i luftuar ato.

Article Logic
Execution time: 0.0034458637237549