INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lindën një djalë (Luxiferin) nga marrëdhënia TRESHE, ish-missi SHQIPTAR Egla Harxhi, tregon pse u ndanë: Nga dashuria...[FOTO]

Lindën një djalë (Luxiferin) nga marrëdhënia TRESHE, ish-missi SHQIPTAR Egla Harxhi, tregon pse u ndanë: Nga dashuria...[FOTO]

Publikuar më: 19:36 16-12-2018

Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për një kohë të gjatë pasi bëri shumë bujë lidhja e saj treshe me një modele dhe partnerin e saj Jarl de Baserville, lidhje nga e cila erdhi në jetë Luxiferi, fëmija me dy nëna e një baba.

Kur vetëm para disa muajsh Egla u bë nënë e vogëlushit Luxifer dhe ajo i kundërshtoi të gjithë duke u shprehur se fëmija i tyre do të rritej i shëndetshëm nën kujdesin e kësaj marrëdhënie treshe, por kjo e fundit tashmë ka marrë fund

Në një intervistë të mëparshme ishte vetë Egla, e cila për herë të parë pohoi ndarjen e të treve për të nisur një jetë të re si familje e konsoliduar. Por, ç’ndodhi me Alessian? Pse u largua ajo?

E pyetur nga “Panorama Plus” rreth kësaj historie dhe si qëndron e vërteta e prishjes së marrëdhënies me ish-mikeshën e tyre Alessian, Egla Haxhi u përgjigj:

“Alessia ishte një vajzë, e cila jetonte në kushte të mjerueshme dhe gjendje depresive. Nga dashuria dhe dëshira për ta ndihmuar, Egla e mori në mbrojtje, duke i ofruar gjithçka, rroba, mësime mbi mirëmbajtjen, vizita mjekësore, udhëtimet në Francë. Çdokush është përgjegjës për veprimet që bën. Për mua, mosmirënjohja është e pafalshme! Mund të fal shumë gjëra, por jo mosmirënjohjen. Kur ndihmoj dikë, nuk pres asgjë mbrapsh, sepse nuk i bëj gjërat për interes, po kur ndihma të kthehet mbrapsht në të keqe nuk ka justifikim”, – përfundon ajo.

luxi.png

Article Logic
Execution time: 0.0037758350372314