INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Linda Morina kthen flamurin e Kosovës në fustan, sjell fjalim dhe kërcim të veçantë për pavarësinë [VIDEO]

Linda Morina kthen flamurin e Kosovës në fustan, sjell fjalim dhe kërcim të veçantë për pavarësinë [VIDEO]

Publikuar më: 18:23 17-02-2017

Nuk i lë rastet e veçanta që t’i shpëtojnë, dhe nuk kishte si ta bënte as këtë herë.

Në ditën e pavarësisë së Kosovës nuk mund të mungonte natyrisht urimi i veçantë i Linda Morinës, ashtu siç di ta bëjë vetëm ajo. Nuk kishte asgjë tradicionale në urimin e saj, pasi Linda di të jetë vetëm e drejtpërdrejtë. “Ta shohin Serbia dhe Europa se edhe ne dimë të bëjmë shtet, edhe më të fortin!” ka thënë ajo pa i rënë shumë rrotull. Deklarata të forta të cilat janë pasuar nga një kërcim i përgatitur enkas për këtë rast. Për të mos folur pastaj për veshjen e saj, ku thjesht flamuri kosovar i stiluar si fustan nuk ka mjaftuar. Linda ka shtuar edhe emrin e Kosovës bashkë me datën e pavarësisë, për ta mbyllur tablonë deri në detaje.

Article Logic
Execution time: 0.0041389465332031