INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lil Wayne në spital, gjendet pa ndjenja në një dhomë hoteli!

Lil Wayne në spital, gjendet pa ndjenja në një dhomë hoteli!

Publikuar më: 14:20 04-09-2017

Bien sërish këmbanat e alarmit për reperin fitues të çmimeve Grammy.

Lil Wayne u shtrua në spital ditën e djeshme pasi u gjet i pavetëdijshëm në një dhomë hoteli në Chicago. Mësohet se artisti 34 vjeçar ka pësuar një goditje në tru, e cila e ka lënë pa ndjenja dhe në nevojë urgjente për ndihmë mjekësore. TMZ bën me dije se këngëtari amerikan, i cili është bërë një nga emrat më të mëdhenj të muzikës rap përgjatë një karriere 2-dekadëshe, pësoi një goditje të dytë në spital. Përfaqësues të Lil Wayne konfirmuan lajmin, ndërsa kjo nuk është hera e parë që artisti përjeton goditje të tilla në tru. Edhe nëj vit më parë ai vuajti nga ato që u konsideruan si dy goditje të vogla, ndërsa këtë herë gjendja duket më serioze.  

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271