INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LIKE Shqip - TOP 10: Tani me nje format te ri

LIKE Shqip - TOP 10: Tani me nje format te ri

Publikuar më: 16:54 27-04-2016

Pas rreth 4 muajsh transmetim në IN Tv, tani playlista e 10 këngëve më të mira shqip e njohur nga ju si Like Shqip Top 10 do të vijë nga kjo javë me një tjetër format.

Eshtë Fatma ajo që cdo të premte në orën 16:00 - 17:00 do të prezantojë rezultatet e hiteve të momentit të votuara nga vetë ju online në www.intv.al/top10 por edhe nga vetë stafi i IN, bazuar në këngët më të luajtura gjatë javës, të cilat të ndërthurura me njëra - tjetrën do të sjellin një rezultat të vetëm nga vendi i dhjetë në të parin. Dhe nëse e keni humbur, ky klasifikim do të vijë cdo të dielë në orën 10:00 në IN Radio 105.7 për tu publikuar menjëherë më pas në website zyrtar të IN Tv, aty ku të gjithë do të njiheni me më të mirët e javës.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387