INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lihtenshteini vetëm 34 vite histori,njihuni me kundërshtarin e Shqipërisë

Lihtenshteini vetëm 34 vite histori,njihuni me kundërshtarin e Shqipërisë

Publikuar më: 11:47 03-10-2016

Shqipëria do të luajë më 6 tetor kundër Lihtenshteinit një vend me popullsi të vogël prej 37.000 banorësh.

Në aspektin sportiv, kjo kombëtare ka nisur vonë që të marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese dhe duhet pritur viti 1982 që të regjistrohet përballja e parë me skuadrën B të Zvicrës.

Lihtenshteini ka mbyllur kualifikueset e fundit për “Francë 2016” me vetëm një fitore dhe dy barazime. Fitorja e fundit e kësaj skuadre është në fushën e Moldavisë në nëntor të 2014.

Në aspektin ekonomik, Lihtenshteini renditet e treta në botë për nga madhësia e produktit kombëtar bruto për person (GDP). Sa i përket përqindjes së papunësisë, ky vend ka një ndër përqindjet më të ulëta me vetëm 1.5% të papunë./ Panorama Sport

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877