INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liga e Kombeve, nuk ka fitues mes Gjermanisë dhe Francës

Liga e Kombeve, nuk ka fitues mes Gjermanisë dhe Francës

Publikuar më: 22:52 06-09-2018

Ka startuar sonte në mbrëmje Liga e Kombeve, kompeticioni më i ri nga Europë organizuar nga UEFA. Franca dhe Gjermania kanë ndarë nga një pikë në sfidën e zhvilluar në “Allianz Arena”, sfidë e cila ka përfunduar 0-0.

Ishte një ndeshje e zhvilluar nën reshjet e shiut dhe, si pasojë, terreni ishte shumë i rrëshqitshëm. Kjo nuk i lejoi skuadrat të shfaqnin potencialin e madh teknik. Gjithsesi, ndeshja ishte e luftuar dhe me emocione sidomos në pjesën e dytë.

Megjithëse kishte emra të mëdhenj në fushën e lojës, ndeshja u zhvillua kryesisht në mesin e fushës dhe të dyja skuadrat e kanë të vështirë të depërtojnë në zonën kundërshtare.

Mundësia e parë serioze e ndeshjes vjen pas gjysmë ore lojë nga Hummels për gjermanin, pas tij ishte Giroud që rrezikon portën e Neuer me një goditje më kokë.

Pas pushimit ndeshja bëhet më interesante dhe kjo për meritë të gjermanëve të cilët sulmojnë më shumë përpara publikut të tyre. Hummels përsëri ka një mundësi të mirë për të shënuar, ndërsa pas tij edhe Muller, por portieri francez Areola është në formën e jetës. Mbyllet 0-0.

Article Logic
Execution time: 0.0035781860351562