Prej ditës së djeshme, marrëdhënia e Luizit dhe Kiarës në shtëpinë e "Big Brother" le të themi që është në krizë, teksa situata mes tyre është vërtetë e tensionuar. E nëse cifti është përpjekur që të rregullojë marrëdhënien, edhe me ndihmën e të tjerëve, nuk ka arritur, teksa është Kiara ajo që po mban qëndrim.
Megjithatë, ndoshta edhe për efekt loje, moderatorja ka arritur që të gjejë një "aleate" të papritur brenda shtëpisë, pikërisht Oltën. Në një bisedë paraditen e sotme, aktorja e ka përgëzuar Kiarën për sjelljen, duke i thënë se "më ke pëlqyer shumë si je sjellë". Sipas Oltës, ajo vetë nuk do kishte qëndruar aq e qetë ndaj sjelljes së Luizit dhe do kishte shpërthyer, ndërsa Tito ka mundur që të qëndrojë e qetë.








18 Dec 2025 





