INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lidhja e re pas ndarjes me Beartin? Flet për herë të parë: Shanset janë që ...

Lidhja e re pas ndarjes me Beartin? Flet për herë të parë: Shanset janë që ...

Publikuar më: 21:29 12-04-2021

Ditën e djeshme në rrjet qarkulluan lajme se Tea ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Bearti. Shkak për këto aludime u bë një video, në të cilën ajo shihej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë të panjohur për publikun.

Mirëpo, si qëndron e vërteta? E pyetur nga ndjekësit, Tea ka sqaruar se Geri (djali në video) është një miku i saj i vjetër. Konkurrentja ka shtuar se jetën private do ta ruajë gjithmonë shumë diskrete.

 “Sigurisht që jo, Geri është një miku im i vjetër. Kur vjen puna tek lidhjet e mia romantike, shanset janë që kurrë nuk do lejoj askënd të dijë asgjë”, ka shkruar Tea.

Article Logic
Execution time: 0.0033750534057617