INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lidhja e Prizrenit 140 vjet. Meta: Nuk jetoi gjatë, por mbetet e përjetshme

Lidhja e Prizrenit 140 vjet. Meta: Nuk jetoi gjatë, por mbetet e përjetshme

Publikuar më: 12:53 10-06-2018
Presidenti Ilir Meta mori pjesë në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku më 10 qershor të vitit 1978, u mblodhën përfaqësuesit shqiptarë nga të gjitha trojet. Shënimi i 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Kosovë ka nisur me vënien e gurthemelit të kompozicionit të shtatoreve të udhëheqësve të qeverisë së saj.
 
‘Lidhja shqiptare e Prizrenit nuk jetoi gjatë, por pavarësisht kësaj, aksioma politike e saj, aksioni diplomatik ndërkombëtar, vlerat e shquara të identitetit kombëtar shqiptar që ajo lartësoi, rezistenca dhe sakrificat e jashtëzakonshme që ajo ndërmori, do të mbeteshin të gjalla përjetë dhe do të ushqenin përgjithmonë aspiratën e pa shuar të kombit shqiptar për liri dhe pavarësi. Lidhja shkaktoi një jehonë të madhe në rajon e botë, ndaj dhe nuk është një relikë historike, por një vepër frymëzuese. Lidhja është një frymëzim për të rinjtë shqiptarë. E paharruar vepra e themeluesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit’ - ka pohuar presidenti Meta
 
Article Logic
Execution time: 0.0027880668640137