INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lideri i ISIS Al-Baghdadi urdhëron mos tërheqjen nga Mosuli

Lideri i ISIS Al-Baghdadi urdhëron mos tërheqjen nga Mosuli

Publikuar më: 12:03 03-11-2016

Lideri i militantëve të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, u ka bërë thirrje luftëtarëve të tij që t’iu rezistojnë operacioneve të forcave irakiane për rimarrjen e Mosulit.

Në Mosul, al-Baghdadi ka shpallur të ashtuquajturin kalifat, dy vjet më parë.

“Të ruani tokën tuaj me nder është njëmijë herë më lehtë sesa të tërhiqeni të turpëruar”, ka thënë al-Baghdadi në një audio-mesazh.

Audio është publikuar nga krahu mediatik i Shtetit Islamik, al-Furqan, në kohën kur beteja për Mosulin është intensifikuar.

Article Logic
Execution time: 0.0034778118133545