INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liderët e paprekshëm, prej dekadash në pushtet [EMRAT]

Liderët e paprekshëm, prej dekadash në pushtet [EMRAT]

Publikuar më: 14:26 13-04-2019

Disa nga liderët nëpër botë konsiderohen të paprekshëm, për shkak se prej vitesh drejtojnë vendin e tyre. Vetëm dy prej tyre, në Sudan dhe Algjeri u rrëzuan nga postet përkatëse 2 javët e fundit.

Omar al-Bashīr: 30 vjet në drejtim të Sudanit; Abdelaziz Buteflika: 20 vjet në krye të Algjerisë. Brenda dy javësh dy presidenca historike kanë mbyllur ciklin e tyre që dukej i papërfundueshëm.

Lideri i dytë më i moshuar në botë është Paul Bia, në krye prej 36 vjetësh në Kamerun, ku shtatë vite më parë ka qenë kryeministër.

Në Kongo Denis Sassu-Nguesso ka qenë president nga viti 1979 deri në vitin 1992, dhe më pas mori sërish pushtetin në vitin 1997, për një total prej rreth 35 vjetësh. Mandate i tij aktual do të përfundojë në 2021-shin.

Në listën e veteranëve është dhe Joueri Museveni, që ka marrë pushtetin në Ugandë në 1986-ën: 33 vjet pushtet absolut.

Duke u larguar nga Afrika, në Biellorusi 64 vjecari Aleksandr Lukašhenko vazhdon të drejtojë vendin që nga viti 1994.

Në fund Nursultan Nazarbaev, i cili ka qenë president i Kazakistanit nga viti 1990 deri në dorëheqjen surprizë në marsin e këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393