INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Librat falas? Prindërit po paguajnë më shtrenjtë për librat e fëmijëve. Vëzhgim i IN News [VIDEO]

Librat falas? Prindërit po paguajnë më shtrenjtë për librat e fëmijëve. Vëzhgim i IN News [VIDEO]

Publikuar më: 17:03 05-09-2018

E ndërsa flitet për shpërndarjen e teksteve falas për nxënësit e klasave të para - katërta, një panoramë aspak pozitive duket pranë pikave të shpërndarjeve të librave në Tiranë. Radhë pritjeje konstatoi vëzhgimi i IN News pranë librarive, ku me një urdhër të posaçëm, shpërndraja e librave të klasës së 5 deri të 9-të do të bëhet pranë pikave më ta afërta të shkollave, ndërsa për klasat e 1-4 tërheqja e librave bëhet pranë shkollave.
Prindërit dhe fëmijët kanë pritur në radhë për të marë librat, por jo të gjitha. Në të gjitha klasat kanë munguar disa libra si Gjuha e huaj, Historia, Gjuha Shqipe, etj.
Por blerja e librave në këtë sezon do t’ju kushtojë jo pak, por gati 35 % më tepër buxhetit të një familjeje. Dhe nëse do të bëhej një llogari ku minimalisht një familje ka dy fëmijë në ciklin e lartë nga klasa e 5 deri e nëntë, do t’i duhej që vetëm për librat të shpenzojë rreth 160 mijë lekë pa llogaritur më pas blerjen e aksesorëve të tjerë të nevojshëm për shkollën që nga mjetet, çantën etj deri te veshjet.

Çmimet e librave Totali/ lekë
Klasa e pestë 2823 lekë
Klasa e gjashtë 6021 lekë
Klasa e shtatë 7562 lekë
Klasa e tetë 7941 lekë
Klasa e nënëtë 6189 lekë


Rritja e çmimit të librave ka një diferencë të madhe nëse do ti referoheshim viteve të mëparshme. Nëse do të shikonim librin e gjuhës për këtë vit dhe atë para 4 viteve ka një diferencë me 7%, ndërsa për libra të tjerë si matematika apo fizika, kjo rritje çmimi është edhe më e madhe deri në 34 %.


Gjuhë shqipe 492 lekë (rritja 7%)
Matematikë 550 Lekë ( rritja 28 %)
Fizikë 350 lekë ( rritja 34 %)

 

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494