Libra, partia më e re politike do zhvillojë zgjedhjet brenda saj me 11 shkurt në mënyrë elektronike.
Lajmërimin e ka dhënë themelusi i saj, deputeti Ben Blushi nëpërmjet një statusi në rrejtin social facebook:
“LIBRA ka vendosur që të zhvillojë zgjedhjet e brendshme në datën 11 shkurt. Të gjithë antarët e saj janë të ftuar të kandidojnë dhe të marrin pjesë në votim.
Fushata,datat e listave dhe kandidatëve si dhe kriteret e zgjedhjeve do të publikohen në libra.al. Këto do të jenë zgjedhjet e para elektronike që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri”.
Çdo anëtar i LIBRA-s mund te votojë nga shtëpia apo në distancë, mjafton të rregjistrohet dhe verifikohet se ekziston.
 
							 
							 
							 
							 
					![LIBRA realizon zgjedhjet e para elektronike në Shqipëri [FOTO] LIBRA realizon zgjedhjet e para elektronike në Shqipëri [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/900d17f538c0c06daf0eaa694659b7ab_L.jpg?t=1485345061) 
											 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





