INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liberalizimi i vizave të Kosovës me BE, sot vendos Parlamenti Europian

Liberalizimi i vizave të Kosovës me BE, sot vendos Parlamenti Europian

Publikuar më: 08:34 13-09-2018

Në kulmin e debateve për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë parlamenti Europian pritet të marrë një nga vendimet më të rëndësishme, atë të liberalizimit të vizave. Mësohet se Parlamenti Evropian do të votojë këtë të enjte rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, bënë të ditur përmes një njoftimi Komiteti për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme i Parlamentit Evropian.

Pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.
Bisedimet në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë, Tanja Fajon, raportuese për vizat në Parlament.
Votimi në Parlamentin Evropian ishte parashikuar të bëhej muajt e ardhshëm por mësohet se disa grupe parlamentare kanë kërkuar që votimi të ndodhë në sesionin e shtatorit.
Për liberalizimin e vizave është e domosdoshme që pajtimin ta japin edhe dy institucione kyçe të BE-së: Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të brendshëm të vendeve anëtare. Ndërkohë Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031299591064453