INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LG zhgënjen përdoruesit sërish. Si gjithmonë vonë

LG zhgënjen përdoruesit sërish. Si gjithmonë vonë

Publikuar më: 10:26 02-01-2019
Vitin e kaluar, LG lançoi një Software Upgrade dhe tha se do të ishte "investimi i burimeve të rëndësishme në zgjerimin e jetëgjatësisë së smartfonëve" me përditësime të qëndrueshme dhe të sigurta. Shumë prej tyre shpresonin se përqendrimi në software do të thotë se klientët do të merrnin versione të reja të Android-it në një mënyrë më të përshtatshme por LG kurrë nuk ka qenë veçanërisht e shpejtë në dhënien e karakteristikave më të fundit të pajisjeve të saj madje edhe me telefonat Android të kompanisë. Për fat të keq, plani i kompanisë për Android 9 Pie , i postuar në faqen e saj koreane, tregon se përdoruesit do të presin muaj më gjatë për përmirësimin. LG thotë se Android 9 do të fillojë të dalë ne treg diku në tremujorin e parë edhe një version beta është tashmë në dispozicion për G7 në disa rajone.
Instagram Banner
Por kur është fjala për G6 dhe V40, LG thjesht liston "përditësimet e performancës" dhe rregullimet e gabimeve siç janë planifikuar për të njëjtën periudhë kohore pa përmendur Android Pie. V40 me pesë kamerat e tij erdhën në treg disa muaj pas G7, kështu që kjo duhet të jetë zhgënjyese për përdoruesit e kësaj pajisjeje. Ju mund të blini një telefon LG për shumë arsye.Audio të mirë, aftësi kamera, bateri të mirë por updatet e Android janë ende një pikë kundër kompanisë.
Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432