INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lexuesit dhe studentët “pa shtëpi të dytë”! Kyçet pa afat Biblioteka Kombëtare[FOTO]

Lexuesit dhe studentët “pa shtëpi të dytë”! Kyçet pa afat Biblioteka Kombëtare[FOTO]

Publikuar më: 16:23 03-07-2018

Pas përmbytjeve të katit nëntokësor në Bibliotekën Kombëtare, ky institucion kishte vendosur që deri në 30 qershor të mbante mbyllur dyert për lexuesit deri sa situata të normalizohej. Po një njoftim i dytë në derë ka habitur të gjithë, pasi afatet janë të papërcaktura. Përmes njoftimit Biblioteka Kombëtare njofton se institucioni vazhdon të jetë në gjendje emergjente dhe se po punohet për tharjen e librave si dhe për restaurimin e plotë të ambienteve. E vetëm këto arsye jep dhe asnjë datë se kur lexuesit mund të shkojnë ta frekuentojnë. Po kështu penalizohen dhe studentët që janë me provime, që gjatë sezonit shfrytëzonin ambientet e saj për të mësuar.

bibliok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885