INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ju ndodh nëse lexoni libra?

Çfarë ju ndodh nëse lexoni libra?

Publikuar më: 13:51 05-08-2016
Kur keni qenë më të vegjël, prindërit dhe mësuesit ju kanë këshilluar se duhet të lexoni sa më shumë, që të keni njohuri më të gjerë.
Mesa duket, kanë pastur të drejtë, pasi një studim i ri thotë se leximi i librave është i lidhur me jetëgjatësinë. Neë York Times, ka shkruar se  3.635 njerëz mbi moshën 50 vjeçare, kanë marrë pjesë në një studim të gjerë shëndetësor, ku u janë përgjigjur pyetjeve rreth leximit. Shkencëtarët e kanë ndarë studimin në tri grupe: Ata që nuk kanë lexuar libra, ata që kanë lexuar libra deri në tri orë e gjysmë në javë, dhe ata të cilët kanë lexuar libra më gjatë se tri orë e gjysmë në ditë.
 
Studimi, i publikuar në “Social Science & Medicine”, ka dalë në përfudnimin  se lexuesit dolën të ishin vajza, persona të arsimuar në kolegj dhe persona nga grupe me të ardhura më të larta. Prandaj, hulumtuesit kanë kontrolluar ata faktor si dhe moshën, racën, shëndetin e vetë-raportuar, depresionin, punësimin dhe statusin martesor.
 
Përfundmi ishte ky: Krahasuar me ata që nuk kanë lexuar libra, personat që kanë lexuar deri në tri orë e gjysmë në javë, kanë 17% më pak mundësi të vdesin gjatë 12 viteve pasuese, ndërsa ata që kanë lexuar më shumë se tri orë e gjysmë në javë, kanë 23% më pak mundësi të vdesin.
 
Article Logic
Execution time: 0.0038609504699707