INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëviznin me shpejtësi marramendëse gjobiten 49 shoferë [VIDEO]

Lëviznin me shpejtësi marramendëse gjobiten 49 shoferë [VIDEO]

Publikuar më: 12:37 11-11-2018

Policia ka ndaluar një drejtues mjeti që po lëvizte me marramendëse në rrugën Tiranë-Durrës. 33-vjeçari nga Tirana i cili drejtonte një Range Rover po udhëtonte me 261 km/h. Kontrolli me radar i ndërmarr për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave te lejuara ka zbuluar shkelësit. “Kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, ndaj vetes dhe ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës”-deklaron Policia e Shtetit në postimin  që shoqëron videon e ndalimit të shoferit.  Policia e Tiranes gjatë fundjavës ka vendosur  49 masa administrative për drejtuesit e mjeteve që u lëviznin në rrugët e kryeqytetit me shpejtësi që varionin nga 172 deri në 261 km/h.

Article Logic
Execution time: 0.0031311511993408